Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni janë gjyqtarët e Kosovës që tash e tutje do të jenë bartës të thirrjes gjyqtarë të FIBA-s.
Mehmeti, Mumini dhe Maxhuni, të tretë gjyqtarë të Superligës së Kosovës dhe vijues të shumë klinikave e seminareve ndërkombëtare të FIBA-s, titujt si gjyqtarë të FIBA-s i fituan në kampin për licencim të gjyqtarëve të rinj ndërkombëtarë, që u mbajt në Zagreb.
Pajisja me licenca të FIBA-s është konfirmimi më i mirë i punës që e kanë bërë këta tre gjyqtarë në teknikë të referimit, njohuri të rregullave, përgatitje fizike dhe njohje të bazave të gjuhës angleze si dhe njëkohësisht konfirmim i punës që ka bërë FBK më gjyqtarë viteve të fundit.
Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Dardan Maxhuni do të bëhen të parë që e marrin licencën e FIBA-s, pas Mithat Belegut, i cili thirrjen e gjyqtarit ndërkombëtarë e kishte fituar më 1978.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...