Granit Xhaka e nisi nga minuta e parë finalen e UEFA Evropa Ligës.
Mesfushori kosovar ishte pjesë e formacionit startues te Arsenali në ndeshjen e madhe kundër Chelseas mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në stadiumin Baku të Azerbajxhanit, shkruan portali arbresh.info.
Derisa po zhvillohej minuta e 27′ e ndeshjes, reprezentuesi i Zvicrës ishte fare pranë për të zhbllokuar shifrat për skuadrën e tij.
Ishin disa momente kur “Topçinjtë” ishin duke bërë presion të vazhdueshëm ndaj portës së Kepas, por Granit Xhaka ishte shumë shumë afër për të shënuar një supergol “raketë” siç jemi mësuar tashmë nga ai.
Goditje ishte tepër e fortë, por përfundoi vetëm disa centimetra mbi transversale ndërkohë që portieri i Chelseas ishte larg nga mundësia për ta ndalur atë pavarësisht tentimi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola 0 me 0./arbresh.info/
Shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë gjuajtjen e shkëlqyer nga Xhaka:
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...