Super derbi sot mes Cityt dhe Tottenhamit

10:13 | 19 Janar 2023
K.B

Në Premier League do të zhvillohet derbi në mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Të dyja këto skuadra kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit.

City që humbi derbin me Manchester United, ndërsa Tottenhami u mposht nga lideri i tabelës, Arsenali,

City që momentalisht mban pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë dhe me fitore eventuale do të mbanë gjallë shpresat për titull, kurse Tottenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht është i pesti me 33 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 21:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale