Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të ri 2025-26.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, i njohur për lidershipin e tij në fushë, ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach, Arsenal, si dhe në disa raste gjatë karrierës së tij te Bayer Leverkusen.
Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2020.
Xhaka pasi mori shiritin e kapitenit u shpreh krenar për besimin që i ka dhënë klubi.
“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”.
“Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa nga emrat që kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Xhaka për faqen zyrtare të klubit.
Trajneri i Sunderland, Regis Le Bris tregoi arsyen pse vendosi që t’ia besoj shiritin e kapitenit Xhakës.
“Në Ligën Premier, do të jetë e rëndësishme të kesh qëndrueshmëri, pjekuri dhe përvojë. Granit sjell të gjitha këto cilësi. Sjellja e tij deri më tani ka qenë shumë mbresëlënëse dhe në fushë niveli i tij duket qartë”.
“Të tjerët përreth tij mund ta ndiejnë ndikimin e tij, dhe lidershipi i tij do të mbështesë ekipin ndërsa përshtatemi me një mjedis të ri dhe përballemi me sfida dhe mundësi të reja. Roli i Granit do të jetë gjithashtu pjesë e një ekipi të ri udhëheqës, i cili do të finalizohet pas përfundimit të afatit kalimtar të verës”, deklaroi Le Bris. /Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...