Suhareka ka triumfuar 3-2 në udhëtim te Feronikel ’74 në kuadër të javës së 33 në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Endrit Krasniqi krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, pot goditja e tij doli jashtë.
Mirëpo, vetëm një minutë më vonë, Jakup Berisha kaloi Suharekën në epërsi për 1-0.
Pas gjysmëore lojë, mysafirët shënuan edhe golin e dytë, tani nëpërmjet Fitim Susurit.
Në minutën e 57-të, Suhareka shënoi edhe golin e tretë përmes Mevlan Zekës, duke thelluar rezultatin në 3-0.
Suhareka në minutën e 69-të mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, me çka edhe iu vështirësua fitorja.
Në minutën e 72-të, Nikli u kundërpërgjigj me anë të Qorrit për të ngushtuar epërsinë e Suharekës për 3-1.
Skuadra nga Drenasi nuk u dorëzua dhe shënoi për 3-2 në minutën e 90+4-të, por që nuk ia dolën ta befasonin skuadrën mysafire.
Feronikeli ’74 tashmë ka rënë nga liga, pasi ka vetëm 15 pikë në vendin e fundit, ndërsa Suhareka po lufton të paktën për ta kapur barazhin, pasi ka 36 pikë, në vendin e parafundit, katër më pak se Llapi që është në zonën e barazhit. /Telegrafi/
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...