Luis Suarez duket se ka rikthyer formën e tij “vrasëse”.
Uruguajani realizoi dy herë në “El Clasico” dhe dy herë në ndeshjen e fundit ndaj Rayo Vallecanos.
Ditë më parë ai (Suarez) kishte thënë se është koha që Barcelona duhet të kërkojë një zëvendësues për mua.
Mirëpo pas performancave të fundit të sulmuesit, ish presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, mendon se lojtarit duhet ofruar kontratë të re pesë vjeçare.
“Kam ndëgjuar çfarë ka thënë. Mendova me vete çfarë djaloshi i mrekullueshëm. Zakonisht lojtarët janë egoist dhe kur nuk kalojnë në formë të mirë mendojnë se nuk është faji i tyre” ka thënë Gaspart për “Goal” .
“Nëse do të isha president, do t’i ofroja kontratë të re pesë vjeçare dhe nëse nuk do të luante do të ishte në rregull” ka vazhduar Joan.
Suarez me dy golat e realizuar mbrëmë tashmë regjistron më shumë gola në këtë sezon të La Liga se të gjithë lojtarët e sulmit të Real Madrid.
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...