Pas ekipit të Shkëndijës që e para ka nisur me përgatitjet dimërore, kampioni aktual i vendit tonë, Struga ka njoftuar se me 8 janar do të ketë grumbullimin e parë.
Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Strugë, ku skuadra do të qëndrojë për 10 ditë, deri më 18 janar. Pas kësaj, Struga do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, për fazën kryesore të stërvitjeve, e cila do të zgjasë deri më 1 shkurt. Përveç përgatitjeve fizike dhe tekniko-taktike, skuadra do të zhvillojë disa ndeshje miqësore. Për këtë fazë struganët kanë zbuluar ekipet dhe datat kur edhe me kë do të kenë miqësoret.
Ndeshjen e parë Struga e luan me 20 janar ndaj skuadrës hungareze Debrecen, 24 janar kundër Korona Kielce nga Polonia, 25 janar ndaj Rubin Kazan nga Rusia, 29 janar kundërshtar kanë FC Kyzhylzhar nga Kazakistani dhe ndeshja e fundit do të luhet me 31 janar kundër ekipit sllovak MFK Zemplin Michalovce.
Pas rikthimit nga Antalia, më 8 shkurt, Struga pritet të luajë edhe ndeshjen e fundit kontrolluese, një test i rëndësishëm para fillimit të kampionatit. Kundërshtari për këtë ndeshje do të bëhet i ditur së shpejti.
Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut pritet të rifillojë më 16 shkurt, ku FC Struga do të përballet me Gostivarin në cilësinë e mysafirit. /Telegrafi/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...