Strasbourgu ia ka shkaktuar disfatën e parë sezonale liderit në Liga 1, Paris Saint Germainit.
Skuadra e Thierry Laurey ka fituar me rezultat 2 me 1 në takimin e zhvilluar në stadiumin Stade de la Meinau ndaj gjigantit francez në kuadër të xhiros së 16-të, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Ndalet PSG, lideri pëson disfatën e parë sezonale
Kylian Mbappe, i cili ishte autori i golit të vetëm nga skuadra e Unai Emery, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi qendror është vlerësuar me notën 8.2.
Superylli Neymar është vlerësuar me notën 7.2, Rabiot me notën 7.8, ndërsa Dani Alves me notën 7.1.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i PSG-së, Alphonse Areola (5.6) ./arbresh.info/

KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...