Problemi më i madh për klubet në ndeshjet e kombëtareve kanë qenë pa dyshim dëmtimet e shumta. Barcelona dhe Milani kryesojnë listën, pasi në përballjet e Nation League deri më tani kanë humbur disa lojtarë kryesor.
Në supersifdën përballë Gjermanisë dhe Anglisë, ishe radha e Man City-t për të marrë një lajm negativ, pasi titullari John Stones la fushën e lojës si i dëmtuar në minutën e 37-të.
Anglezi u rikthye titullar, pasi në përballjen ndaj Italisë mungoi dhe në minutat që ai pati në dispozicion zhvilloi një ndeshje të mirë, së bashku me Eric Dier dhe Harry Maguire, në repartin e prapavijës.
28-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe rrezikon të humbasë Botërorin e Katarit. Stones së shpejti do t’u nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Një lajm i keq për kampionët e Anglisë, pasi në fundjavë do të kenë një përballje shumë të rëndësishme me rivalët e Man. United. Stones ka luajtur 551 minuta për City-n në të gjitha kompeticionet këtë sezon. 28-vejçari është i dyti me më shumë minuta nga qendërmbrojtësit pas Ruben Dias./SS/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Parashikimi i motit për sot
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...