Stoke City ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier Ligë. Këtë herë skuadra e Xherdan Shaqirit mposhti Swansean si mysafire me rezultat 1 me 0.
Një gol i hershëm i Bojan Krkicit në pjesën e parë mjaftoi që Stoke të siguronte fitoren e tretë sivjet. Krkic realizoi nga pika e bardhë në minutën e katërt.
Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 90 minuta. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të.
Tani Stoke ka 12 pikë dhe është në pozitën e 11-të në tabelë. Swansea është e 14-a me dy pikë më pak.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...