Serbia do të luaj ndeshjen e parë të këtyre kualifikuese për Kampionat Botëror të vitit të ardhshëm në Tiranë, ndaj Shqipërisë.
Tashmë grumbullimi i lojtarëve ka nisur edhe zyrtarisht në Beograd, ku gjatë ditës së sotme, në një konferencë për media ka dal edhe selektori serb, Dragan Stojkovic, shkruan Arbresh.info.
Ai fillimisht ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe tensioneve që mund të ketë.
“Ndeshja me Shqipërinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ata dhe për ne. Por është vetëm ndeshje. Janë miqtë tanë të futbollit, do ta organizojmë bashkë Evropianin për të rinj”, tha fillimisht ai.
Tutje ai theksoi se kjo ndeshje duhet të shikohet vetëm në aspektin sportiv.
“Në këtë ndeshje shikojmë vetëm në aspektin sportiv. Terreni do të tregojë kush është më i mirë”.
“Kurrfarë tensionesh politike, kurrfarë porosie për tifozët, kurrfarë deklaratash të disa të çmendurve që duan të krijojnë gjendje lufte nuk na interesojnë dhe nuk do të jetë ashtu”, shtoi Stojkovic.
Ai u shpreh i bindur se në Tiranë do të ketë pritje dhe organizim të mirë të ndeshjes.
“Jam i bindur se do të kemi pritje shumë të mirë dhe që organizimi i ndeshjes do të jetë plotësisht në kontroll dhe nuk mund të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme që mund të na shokojë”, përfundoi selektori serb.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet të shtunën në “Arenën Kombëtare”, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...