Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e parë stërvitorë në kuadër të përballjes miqësore të datës 26 mars ndaj Spanjës në orën 19:45, në stadiumin e Espanyol.
Kuqezinjtë janë grumbulluar në Girona, 120 kilometra larg aeroportit të Barcelonës.
Në Girona, kombëtarja do të qëndrojë për katër ditë, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri ku e pret ndeshja e radhës ndaj Gjeorgjisë.
Sakaq, në një raportim nga stërvitja e kuqezinjve gazetari i Supersport Sokol Xhihani, ka bërë të ditur se stafin teknik me në krye trajnerin Edy Reja e shqetëson gjendja e Amir Abrashit.
Mesfushori që aktivizohet me Grasshopper ka marrë një goditje së fundmi, megjithatë në kombëtare janë optimist se 31-vjeçari do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Spanjës.
Kujtojmë se në kombëtare pati lëvizje sa i përket lojtarëve të grumbulluar pasi Enea Mihaj rezultoi i infektuar me COVID-19 ndërsa Nedim Bajrami kishte një gjendje gripale dhe në këtë formë të dy u larguan nga grumbullimi për t’u zëvendësuar nga Endri Çekiçi dhe Herdi Prenga./SS/
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...