Los Angeles Clippers ka arritur të mposht Golden State Warriors me rezultat të ngushtë në derbin e natës së mbrëmshme në NBA.
Një ndeshje mjaft e baraspeshuar por që në fund u fitua nga Clippers falë një angazhimi më të mirë në çerekun e katërt, shkruan Arbresh.info.
Më meritoret në fitoren e Clippers ishin tandemi James Harden dhe Paul George.
Harden realizoi 26 pikë, tetë kërcime dhe dhuroi shtatë asistime, kurse George shtoi edhe 24 pikë tjera, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Për vendasit nuk mjaftuan 41 pikët e Stephen Curryt për të shmangur humbjen.
Clippers me këtë fitore vazhdon ndjekjen e liderishipit në konferencën e perëndimit, ku ka 36 fitore e 17 humbje, dy më pak se lideri Minnesota.
Ndërsa për GSW është humbja e 26-të krahas po aq fitoreve dhe ndodhet në pozitën e 10-të, e funda që të dërgon në Play-in./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...