Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me rezultat 3-2 ndaj Florianas, në sfidën e vlefshme për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që realizuan në minutën e tetë me anë të Jake Grech, nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Pas pesë minutash, Bleart Tolaj barazoi për Ballkanin.
Floriana u rikthye në epërsi sërish me golin e Mustapha Jan në minutën e 25-të.
Por pas vetëm dy minutash, Sunday Adetunji barazoi sërish rezultatin.
Ballkani arriti ta shënoj edhe golin e tretë dhe të epërsisë në minutën e 32-të, ku shënoi sërish Tolaj, pas një asistimi nga Adetunji./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...