Spanja dhe Turqia me fitoret e sontme kundër Norvegjisë respektivisht Letonisë i kanë nxjerrë biletat për Euro 2024.
Kombëtaret që me paraqitjet e sontme kanë shtuar dilemat për pjesëmarrje në Evropian janë Polonia e cila ka barazuar me Uellsin si dhe Kroacia që është mposhtur nga Uellsi.
Ka qenë minuta e dyzet e nëntë në Oslo kur Gavi ka realizuar për iberikët, gol i cili i ka dhënë edhe fitoren skuadrës spanjolle. Paraprakisht VAR ka anuluar një gol të Moratas. Pas kësaj fitore, Spanja e kryeson Grupin A me pesëmbëdhjetë pikë.
Në ndeshjen tjetër, Turqia ka fituar thellë nga Letonia. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0. Akgun (58′), Tosun (84′, 90+2′), Akturkoglu (88′) i kanë dhënë Turqisë fitoren. Pas kësaj fitore, Turqia e kryeson grupin D me gjashtëmbëdhjetë pikë.
Polonia dhe Moldavia e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat 1-1, ndërsa Kroacia është mposhtur nga Uellsi me rezultat 2-1./rtk
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...
Oda Amerikane dhe Kusari Lila diskutojnë për reformat për pë...
Tregjet globale bien pas shtyrjes së afatit të Trumpit për I...
Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla: Për vrasjen e ...
Kurti në Francë për takim me Macronin