Spanja është mposhtur në shtëpi mbrëmjen e sotme (e hënë) nga Anglia.
“Tre Luanët” siguruan tri pikë të plota pas super performancës në pjesën e parë duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme ndaj skuadrës së Luis Enriques, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, i cili krijoi dy asistime gjatë këtij takimi, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Bartësi i fanellës me numër 9 është vlerësuar me notën 8.6.
Anësori Raheem Sterling, i cili shënoi dy gola (16′) (38′), është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa Marcus Rashford me një gol dhe një asistim është vlerësuar me notën 8.2.
Marco Asensio dhe Paco Alcacer janë lojtarët me notën më të lartë te spanjollët (7.4).
Lojtari me notën më të dobët është portieri David De Gea (5.3)./arbresh.info/

“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...