Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Kombëtares së Italisë dhe asaj të Argjentinës, e njohur ndryshe “La Finalissima”.
Ky do të jetë edicioni i tretë i kësaj gare, ku kampioni i Evropianit dhe kampioni i CONMEBOL takohen në një ndeshje që organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL.
Në të kaluarën, respektivisht, në vitin 1985, Franca e mposhti Uruguain me rezultat solid 2:0, kurse tetë vite më vonë Argjentina shënoi fitore me ndihmën e penalltive kundër Danimarkës.
Italia e fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020 pasi që në finale e mposhti me ndihmën e penalltive me rezultat 3:2 Anglinë, kurse Argjentina shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës.
Ndërkaq sot, Italia dhe Argjentina do të përballen kokë më kokë për trofeun e “La Finalissimas”, ndeshje kjo e cila është cilësuar edhe si Kupa e Kampionëve nga UEFA. /arbresh.info/
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...
EKSKLUZIVE/ Solomon në “udhëkryq” mes Vushtrrisë dhe Lirisë,...
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...