Google ADS

Sot luhen tri ndeshje në Superligë, vëmendja te derbi Llapi – Ballkani

10:14 | 9 Dhjetor 2023
K.B

Në Superligën e Kosovës në futboll sot luhen tri ndeshje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë.

Llapi në “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 do ta pres liderin e tabelës, Ballkanin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17-të, ku llapjanët duhet ta fitojnë këtë duel në mënyrë që ta mbajnë garën e hapur për titull.

Aktualisht, Ballkani prinë me 38 pikë, 10 më shumë se Drita e Llapit që zënë pozitat dy dhe tre me nga 10 pikë më pak, ku suharekasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Malisheva e pret Lirinë e cila është në fund të tabelës dhe në krizë të thellë për rezultate, ndërsa Prishtina e pret Fushë Kosovën e cila është në vendin e parafundit./kk

Shpërndaje në rrjete sociale