Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se shtija e bileta do të fillojë të hënën me fillim nga ora 15:00 në pikat e Art Motion për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë, e cila zhvillohet të mërkurën më 10 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Edhe në këtë ndeshje na bazë të masave anti-covid të Qeverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.
Një person mund të blejë dy bileta me letërnjoftim. Ndërsa çmimet e biletave vazhdojnë të jenë si në ndeshjet e kaluara.
Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.
Biletat mund të blihen në dy pikat e Art Motion në Prishtinë – në Pejton dhe në Grand Hotel./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...