Hakan Calhanoglu do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e diel pasi mbërriti nga Gjermania për transferimin te Milan.
Mesfushori i Bayer Leverkusen mbërriti me një avion privat në Malpensa të Milanos dhe është shoqëruar për në Westin hotel. Ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e diel, dhe do ta mbyllë ditën e hënë përpara se të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare ku do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu,” shprehet lojtari i përfaqësueses turke për gazetarët.
Marrëveshja midis dy klubeve është arritur gjatë mbrëmjes së shtunë dhe Leverkusen di t’i kalojnë 20 milionë euro plus 4 bonus. Vizitat mjekësore janë të domosdoshme pasi mesfushori ka që prej shkurtit të kaluar që nuk luan. Atij iu dha një pezullim katër mujor nga FIFA pas një incidenti që kishte ndodhur në 2011.

Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...