Sonte organizohet festë në Prishtinë për suksesin e Distria Krasniqit

18:10 | 24 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Dristia Krasniqi ka arritur sot një sukses të jashtëzakonshëm

Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, transmeton arbresh.info

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Krasniqit.

Njoftimi i plotë:

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”.

Distria sot arriti të sigurojë medaljen e dytë olimpikë në histori të Kosovës, pas asaj që e fitoi Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro” 2016.

Të ngjashme