Sonte (e enjte) zhvillohet ndeshja Prishtina – Norrkopingu.
Takimi i dytë ndërmjet dy klubeve zhvillohet në kuadër të raundit të parë kualifikues për Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Klubi më i madh kosovar pësoi një disfatë të thellë 5 me 0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir ndaj gjigantit suedez, por trajneri Arsim Thaçi iu ka premtuar një ndeshje të mirë tifozëve pavarësisht rezultat në ndeshjen e parë.
Nga ana tjetër, trajneri Jens Gustafsson ka paralajmëruar se do të hyjnë në ndeshje sikur rezultati të jetë 0 me 0 edhe pse gjithçka është në favor të tyre.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...