Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaeri ka shpjeguar pse Paul Pogba përfundoi duke ekzekutuar penaltinë kundër Wolves në vend të Marcus Rashfordit.
Pavarësisht se Rashford realizoi nga pika e bardhë në fitoren ndaj Chelseas javën e kaluar, Pogba ishte ekzekutues i penaltisë kundër Wolves mbrëmjen e së hënës, transmeton portali arbresh.info.
Sigurisht se kjo nuk do të diskutohej shumë në rast se do të kishte shënuar, por goditja e tij ishte mbrojtur dhe ndeshja në Molineux përfundoi me rezultat 1 me 1.
Duke folur pas ndeshjes, Solskjaeri shpjegoi se ai është gjithashtu i destinuar si një ekzekutues i penaltive dhe se Pogba e Rashford vendosën mes tyre se cili duhet të gjuaj.
“Të dy prej tyre janë të emëruar për t’i ekzekutuar penaltitë”, ka thënë Solskjaeri.
“Javën e kaluar Marcus besonte për ta gjuajtur, sot Pauli kishte besim dhe ky ishte një vendim mes tyre, njëjtë si javën e kaluar”
Javën e kaluar shkoi mirë, sot nuk shkoi, ky është futbolli”, shton trajneri./arbresh.info/
https://twitter.com/BBCMOTD/status/1163690597498138624
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri