Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i bindur që mesfushori Paul Pogba, do mbetet në “Old Trafford”.
Francezi është i lidhur me kalimin te Real Madrid, pasi ka shprehur dëshirën të largohet nga “Djajtë e Kuq”, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht që Zinedine Zidane ka interesim të madh për 27-vjeçarin, klubi anglez dëshiron ta mbajë në skuadër.

Solskjaer ka thënë se kur të rikthehet sezoni, Pogba do nis të bashkëpunojë me Bruno Fernandes.
“Lojtarët e mirë gjithmonë gjejnë zgjedhje të luajnë se bashku, pra është shumë mirë t’i kemi të dy”.
“Paul ka pasur vështirësi këtë sezon me lëndime, por kur të rifillojmë do këtë shansin”, tha tekniku norvegjez.
Kontrata e Pogba-s skadon në qershor të vitit 2021, por ka mundësinë ta rinovojë edhe për 12 muaj./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...