Xhiroja e 23-të është mbyllur me ndeshjen e sotme e cila është luajtur në Drenas.
Kampionia në fuqi, Drita, e ka mposhtur Feronikelin në minutat shtesë të lojës ku realizoi një super gol, Festim Alidema.
Kurse, në ndeshjen tjetër interesante, Gjilani dhe Arbëria kanë luajtur baraz, 1-1.
Këtë ndeshje e ka komentuar kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli.
“Nuk jemi te kënaqur me rezultatet pasi qe kemi marre deri më tani. Kemi pasur shumë probleme me dëmtime e sidomos me vijën e fundit të mbrojtjes”.
“Jemi dëmtuar nga po i njëjti gjyqtar (Alban Shala). Kurse, anësorja Muhadri njëherë e ngrit flamurin për pozitë jashtë lojë, pastaj e ulë”.
“Pas ndeshjes e kemi parë ka qenë pozitë jashtë loje dhe jemi dëmtuar direkt në rezultat. Prishtina dhe Drita janë më së pakti të dëmtuar, kurse të tjerat janë dëmtuar shumë”, tha Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv”.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë