Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling ka thënë se rezultatet në kohën e fundit nuk kanë qenë në nivelin e mjaftueshëm.
“Romakët” kanë pësuar humbje në tri ndeshjet e fundit ndërsa nesër do përballen me Gent në “Stadio Olimpico”, në kuadër të Evropa Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi beson se skuadra italiane duhet të bëjë më mirë dhe duhen bërë shumë përmirësime.

“Rezultatet nuk kanë qenë të mira mjaftueshëm, këtë javë do të bëjmë më të mirën. Jemi në pozitë të vështirë, por e dimë se ne mund t’ia dalim të largohemi”.
“Jemi duke punuar shumë për tu përmirësuar, individualisht dhe në grup. Të gjithë janë duke punuar shumë. Kemi 20 lojtarë që duan të luajnë të enjten”.
Kurse i pyetur për të ardhmen tha se ndihet mirë te Roma, por është i fokusuar vetëm te rezultatet.
“Për të qenë i sinqertë fokusimi është vetëm në rezultate. Ndihem rehatshëm te Roma. Qyteti është fantastik dhe klubi më ka mirëpritur shumë mirë. Nuk dua të shqetësohem për momentin”, theksoi ai.
Roma për kartonin e Smalling duhet të paguajë 20 milionë euro./arbresh.info.
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...