Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling, pritet të mungojë së paku tri ndeshje, pasi vazhdon të vuajë nga lëndimi që e pësoi ndaj Hellas Verona.
Sky Sport Italia raporton se anglezi nuk do të mund të luajë deri në takimin ndaj Beneventos që zhvillohet më 21 shkurt.
Në takimin ndaj Veronas, vendin e tij e zuri mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla dhe mund ta vazhdojë detyrën edhe në sfidat në vazhdim.
Gjasat janë të mëdha që Smalling, ndër tjera, të mungojë në ndeshjen e Serie A kundër Udineses dhe atë ndaj Sporting Braga në Ligën e Evropës.
Sipas Sky, Roma nuk ngutet për të rrezikuar me mbrojtësin dhe do t’i japë kohë të shërohet krejtësisht. /Telegrafi/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit