Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më në formë në top kampionatet evropiane.
Sulmuesi francez është duke kaluar formë të jashtëzakonshme këtë edicion me RB Leipzig, duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.
24-vjeçari ka qenë fantastik ku në 39 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 26 gola e ka asistuar në 15 të tjerë.
Por duke parë ecurinë e tij, drejtuesit e Leipzig e dinë se do ta kenë vështirë ta mbajnë për edicionin e ardhshëm sulmuesin, për mos të thënë të pamundur.
Sport Bild raporton se skuadrat e mëdha evropiane si Real Madrid, Manchester United, Juventus, Arsenal, PSG e Liverpool tanimë kanë kontaktuar drejtuesit e klubit gjerman.
Gjithnjë sipas mediumit gjerman klubet e mëdha kanë kërkuar informacione nga Leipzig për çmimin e sulmuesit francez.
Leipzig i ka bërë të qartë klubeve të interesuara se do ta lejojnë largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse vije një ofertë mbi 75 milionë euro.
Nkunku i është bashkuar Leipzigut në vitin 2019 nga PSG për 13 milionë euro, derisa ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2024.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...