Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu është mposhtur nga Lokomotivo e Moskës, me rezultat 2-0, të enjten mbrëma në Moskë, në kuadër të Europa League.
Skuadra korçare që për herë të parë përfaqëson futbollin shqiptare në këtë eveniment të madh të futbollit evropiane, edhe pse është mposhtur nga skuadra moskovite, megjithatë, ka treguar lojë mjaft të mirë, dhe në bazë të lojës së shfaqur në terren, ekipi shqiptar nuk e ka merituar këtë disfate.
Golat për nikoqirët i shënuan Niasse (35’) dhe Logoshav (70’). Në radhët e Skënderbeut titullar ishin edhe katër lojtarët e Kosovës, Bajram Jashanica, Leonit Abazi, Liridon Latifi dhe Bernard Berisha të cilët treguan performancë mjaft të mirë, sidomos Berisha, i cili padyshim se ishte më i miri në radhët e Skënderbeut.
Kjo është disfata e dytë e Skënderbeut në Grupin H, pasi ekipi shqiptar ishte mposhtur nga Besiktasi në sfidën e parë të këtij sezoni në Europa League.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...