Manchester United është tejet i interesuar në sulmuesin e RB Leipzig, Lois Openda.
Mirror raporton se skautët e United janë impresionuar nga Openda – veçanërisht me formën e sulmuesit në Evropë.
Një marrëveshje në afatin e janarit nuk ka gjasa, por deri në verë gjigantët anglezë duhet të jenë në gjendje të veprojnë.
Megjithatë, buxheti i transferimeve të United dhe parametrat e Fair Play Financiar nuk janë zgjidhur ende.
Dhe vështirë se do të jetë një marrëveshje e lirë për të zbarkuar Opendan.
23-vjeçari ka kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2028, por që është i hapur për të bërë një hap gjigant në karrierë. /Telegrafi/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...