Manchester United nuk di për fitore në Premier League tash e pesë ndeshje. “Djajtë e Kuq” u ndalën me barazim nga Bornemouthi sonte në kuadër të xhiros së 34-të.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, shkruan Arbresh.info.
Më mirë ndeshjen e nisën vendasit ku shënuan me anë të Semenyos në minutën e 23-të.
Por gjërat u vështirësuan për ta në minutën e 68-të, pasi Evanilson u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skaudrën me 10 lojtarë në fushë.
Këtë e shfrytëzoi Man United ku në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes barazoi me anë të danezit, Rasmus Hojlund.
Me këtë barazim Bournemouthi ka 50 pikë dhe renditet i 10-ti kurse Manchester United është katër vende më poshtë me 39 sosh./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje