Muharrem Sahiti kishte deklaruar në një intervistë për portalin GazetaBlic, se Shqipëria kishte bërë ftesë Zhegrovës, ani pse ishte në njohuri se Kosova ia kishte dërguar e para.
Sahiti në atë periudhë ishte selektor i përkohahëm i Kosovës.
Ish lojtari i Prishtinës ishte në një situatë jo të mirë, pasi që ‘lufta’ e dy federatave bëri që çështja e tij të bëjë bujë në mediumet e të dy vendeve.
“Nuk është korrekte prej kombëtares shqiptare më i bë ftesë një lojtari i cili është ftuar nga Kosova, ne kemi bërë marrëveshje me kombëtaren e Shqipërisë, por ata nuk po e respektojnë marrëveshjen, kjo nuk është aspak etike, edhe mos të harrojmë që Kosova ka shumë kohë që e monitoron lojtarin. Ne nuk i ftojmë lojtarët të cilët qoftë U21 i Shqipërisë i ka ftuar, pra ne nuk i dërgojmë ftesë ndërsa ata po, madje ky nuk është rasti i pare”, kishte deklaruar Sahiti.
Zhegrova shënoi gol në takimin e mbrëshëm ndaj Shqipërisë, mandje për disa minuta ai dhuroi edhe shou për publikun e pranishëm në stadium.
Dhe si duket akrobacionet e 19 vjeçarit i kanë penguar disa analistë të futbollit shqiptar, që kanë deklaruar se vetëm Neymar mund të bëjë shou.
Kosova nën drejtimin e trajnerit, Bernard Challandes, në katër ndeshje ka arritur katër fitore dhe nuk pranuar asnjë gol. /arbresh.info/
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...