Ish-sulmuesi brazilian, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka treguar preferencat e tij për lojtarin e vitit nga FIFA.
Pas pak fillon ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve kryesore të vitit nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA.
Megjithatë, figurat e mëdha të futbollit botëror kanë filluar të vijnë në Londër, aty ku do të mbahet ceremonia.
Njëri nga ta është padyshim edhe ish-sulmuesi i njohur brazilian, Ronaldo apo i njohur si “Fenomeni”, i cili ka arritur në vendin ku do të ndahen çmimet.
Në pyetjen drejtuar atij se kush do të zgjidhet si më i mirë i vitit, fenomeni ka zgjedhur emnakun e tij, sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
“Ne po flasim për tre lojtarë të jashtëzakonshëm që bëjnë diferencën në çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht braziliani Ronaldo.
“Mendoj se çmimi “lojtari më i mirë” do të shkojë për Cristiano Ronaldon për atë që ka bërë me Real Madridin në sezonin që lamë pas”, përfundoi fenomeni.
Ndryshe, në garë për futbollistin më të mirë në botë përveç Ronaldos është edhe Lionel Messi dhe Neymar.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...