Babai i Diego Simeones ka pranuar se trajneri i Atletico Madridit dëshiron të marrë drejtimin e Argjentinës.
Megjithatë, Carlos Simeone insiston se djali tij nuk e ka për nxitim largimin nga Atletico Madridi ende, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e dimë se në një pikë detyra te skuadra kombëtare do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Carlos.
“Ai e ka këtë në mendje, por ai beson që kjo do të ndodhë kur ai është më i vjetër sepse atij ende i pëlqen të punoj çdo javë dhe ditë pas dite, me adrenalinë të së dielës”
“Ai ende nuk dëshiron të drejtoj një ndeshje me skuadrën kombëtare dhe të luaj sërish brenda pesë muajve. Aktualisht, gjërat qëndrojnë kështu”
Pas fitores së Superkupës së UEFA-së me rezultat 4 me 2 ndaj Real Madridit, Atletico Madridi i Simeones nis sezonin në La Liga me ndeshjen si mysafirë kundër Valencias./arbresh.info/
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...