Diego Simeone beson se Antoine Griezmann është lojtari më i mirë në vitin 2018 “pa asnjë dyshim” dhe nuk është frikësuar asnjëherë për largimin e tij këtë verë.
Në një intervistë të gjatë mbrëmjen e së hënës, argjentinasi përkrahu lojtarët e tij pavarësisht se ata munguan në listat te FIFA dhe UEFA, përfshirë përjashtimin “qesharak” të Jan Obalkut nga lista e shkurtër për portierin më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Griezmann padyshim ka qenë lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar, dhe këtu nuk ka dyshime”, ka thënë Simeone për ‘Cadena Cope’.
“A kam pasur frikë që mund ta humbas atë? Nuk kam menduar asnjëherë se do të largohet nga ne, këtu ka qenë gjithmonë një ndjenjë që do të vazhdoj në Atletico dhe nuk e kam besuar asnjëherë me të vërtetë se ai do t’i bashkohet Barcelonës”
“Jan Oblak? Ai është portieri më i mirë në botë dhe të thuash se nuk është në top treshe është qesharake”
“A do të kalonte Thibaut Courtois në skuadrën tonë tani? Obalk është më i mirë”, shtoi Simeone.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...