Sigal Prishtina e ka mposhtur Mornarin, me rezultat 82-68, të martën mbrëma në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë, në finalen e parë të Ligës Ballkanike.
Kampionia e Ballkanit, Sigal Prishtina e cila synon të shkruajë historinë duke fituar dy herë radhazi titullin e kampionit në BIBL, edhe në duel me skuadrën malazeze ka treguar formë mjaft të mirë, edhe pse prishtinasit nuk e nisën mirë lojën, ndërsa çereku i parë u mbyll më dy pikë epërsi për mysafirët, transmeton KosovaPress.
Mirëpo, në pjesën e dytë, basketbollistët e Sigal Prishtinës morën lojën në duart e tyre, duke e mbyll këtë pjesë më 11-të pikë avantazh (22-11), ndërsa skuadra shkuan në pushim me rezultatin 45-36, në favor të skuadrës sonë.
Edhe në çerekun e tretë ishte skuadra e Sigal Prishtinës që zhvilloi lojë më të mirë, duke e mbyll këtë çerek me rezultat 23-12.
Ndërkohë, në dhjetëminutëshin e fundit skuadra mysafire u angazhua më shumë, por jo sa për të përmbysur avantazhin e “bardhekaltërve”.
Përfundimisht Sigal Prishtina mund Mornarin, me rezultat 82-68, duke bërë hapin e parë drejt trofeut të kësaj ligë, ndërsa sfida e kthimit luhet pas një javë në Mal te Zi.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...