Barcelona është i interesuar për trajnerin Jurgen Klopp, lajm i cili nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Liverpool-it.
Gjiganti spanjoll ka emëruar në krye Ronald Koeman-in për dy vitet e ardhshme, mirëpo ende asgjë nuk është e sigurt, transmeton portali arbresh.info.
Koeman mund të shkarkohet nëse zgjedhjet për president i fiton kandidati Jordi Farre, i cili ka konfirmuar që dëshiron që Klopp të jetë trajneri i klubit katalunas.
Me kalimin e teknikut gjerman, edhe tre lojtarë mund të transferohen në “Camp Nou”.
Bëhet fjalë për Andrew Robertson, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah, të cilët luajnë në pozitat që i duhen Barcelonës.
Pra nëse ndodhin këto transferime dhe Klopp të jetë në stolin e Barcelonës kështu mund të jetë formacioni i klubit të madh spanjoll:
Ter Stegen, Semedo, Lenglet, Van Dijk, Robertson, Thiago, De Jong, Salah, Messi, Dembele, Griezmann./arbresh.info.

Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...