Në një epokë ku informacioni rrjedh me shpejtësi të madhe dhe zbulimet për transferimet janë të zakonshme, Porto ka befasuar të gjithë me një lëvizje të fshehtë.
Klubi portugez priti Atletico Madridin në stadiumin “Dragao”, dhe askush nga mijëra tifozët në tribuna nuk kishte dijeni për surprizën që do të vinte.
Përpara fillimit të ndeshjes, Porto prezantoi zyrtarisht skuadrën për sezonin e ri, dhe në fund njoftoi se Luuk de Jong ishte lojtari më i ri i ekipit.
Tifozët fillimisht mbetën të tronditur kur panë sulmuesin 34-vjeçar holandez me fanellën e Portos, por menjëherë shpërthyen në entuziazëm.
Sipas “O Jogo”, Porto ia doli ta mbante sekret transferimin falë një lëvizjeje shumë të zgjuar gjatë vizitës mjekësore të lojtarit.
Ata regjistruan ekzaminimin mjekësor të De Jong si të një lojtari të hendbollit, duke shmangur çdo dyshim dhe rrjedhje informacioni.
Madje as Fabrizio Romano, burimi më i besuar për lajmet e merkatos, nuk kishte asnjë dijeni për këtë lëvizje surprizë të Portos. /Telegrafi/
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker