Cristiano Ronaldo është duke mbledhur gjërat e tij para transferimit te Juventusi.
Real Madridi duket se ka humbur përfundimisht superyllin Crisitiano Ronaldo që thuhet se ka vendosur për transferim këtë verë te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Një ofertë prej 100 milionë euro është shtruar në tavolinë nga kampioni në Serie A. Ronaldo do të fus në xhep 30 milionë euro për sezon gjatë katër viteve të ardhshme në Juventus.
Agjentët italian të pasurive Cesare Furbatto pretendojnë se një takim është aranzhuar me superyllin portugez për të shikuar për një shtëpi.
“Ekziston një takim i përcaktuar për të shtunën me një konsulator për ta vizituar këtë”, shkruan gazeta italiane ‘Republic’ duke cituar Cesare Frbatton.
Në shtëpinë e re të Ronaldos më parë kanë jetuar Zinedine Zidane dhe Fabio Cannavaro./arbresh.info/
Më poshtë mund të shikoni se si duket:

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...