Google ADS

Shqiptari thyen rekord në Kampionatin Botëror

22:03 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Mundja shqiptare ka shënuar sot një rezultat historik në grupmoshën e të rinjve.

Mundësi Eriglent Prizreni arriti të renditej në vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Tampere të Finlandës.

Prizreni garoi në stilin e lirë në peshën 60 kg.

Në klasifikimin e përgjithshëm morën pjesë 21 konkurrentë nga e gjithë bota.

Mundësi i radhës që do të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në këtë Botëror do të jetë Paris Karepi i cili do të garojë po në stilin e lirë, në peshën 120 kg.

Shpërndaje në rrjete sociale