Me përmbylljen e finales së Botërorit 2018 në Rusi, në rrjetet sociale në Shqipëri kanë nisur të publikohen fotot e një sërë komentesh në lidhje me ndeshjen me një total prej 6 golash.
Shumëkush ka postuar një mendim apo një foto të rezultatin, por ka patur edhe nga ata shqiptarë që këtë ndeshje botërore e kanë luajtur në baste.
Njëri prej tyre, një qytetar nga Elbasani ka patur mjaft fat pasi ka arritur të gjejë rezultatin “në kokë” të ndeshjes.
Elbasanlliu ka luajtur pak para, 5 mijë lekë të vjetra, me një koeficient të çmendur prej 151. Shuma që ai ka fituar është thuajse një milion lekë, 750 mijë lekë të vjetra, që i bie 594.617 euro.

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...