Kosovarët si duket po vazhdojnë të shkëlqejnë në fushën e sportit, jashtë vendit.
Kësaj radhe nuk është fjala për Zvicrën, por për Kanadanë.
Është Kosovar Sadiki, ai i cili ishte ylli i mbrëmjes së kaluar, në ndeshjen mes përfaqësuese së U17 Kanadasë dhe Kosta Rikës.
Sadiki shënoi golin e fitores për kanadezët, në duel me Kosta Rikën, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit B në CONCACAF për U17.
Pranë rezultatit të barabartë, 2:2, në minutën e 68-të, Sadiki realizoi me kokë duke rezultuar vendimtar për Kanadanë, që tani është me pike të barabarta, me Meksikën, në grupin B. Pas ndeshjes, Sadiki ka thënë se të gjithë e bënë punën e tyre.
“Të gjithë e bënë punën e tyre. Ne kemi ushtruar ndërprerjet në seancat tona stërvitëse dhe në fund, doli të jetë e suksesshme. Ishte një top i mirë nga Paton dhe ne ekzekutuam atë çfarë trajneri na ka thanë për të bërë. Sa i përket Meksikës, është vetëm një ndeshje e radhës për ne. Ne do të dalim në fushë dhe të luajmë. Ne nuk jemi duke menduar për rezultatet apo ndonjë gjë. Ne vetëm do të analizojmë ekipin e tyre dhe të luajmë lojën tonë”, ka thënë ai.
Në fillim të këtij viti, talenti kosovar nënshkroi kontratë profesionale me ekipin nga Premier League, Stoke City, dhe për dy vite e gjysmë do të jetë pjesë e Akademisë së klubit anglez.
Kosovari, që ka lindur në Gjermani por posedon nënshtetësi kanadeze, më herët ka luajtur për ekipin kanadez, Kitchener Soccer Club.
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...