Futbollisti shqiptar Armando Broja, me ekipin e Vitesses arkëtuan tri pikë të mëdha në Kampionatin e Holandës.
Vitesse si vendas shënon fitore me rezultat 2:0 ndaj Sittard-it, në kuadër të javës së 10-të.
Broja fantastik, shënon golin e dytë.
Në minutën e 72-të, Darfalou realizon me kokë nga 10 metra për 1:0 në këndin e majtë.
Në minutën e 84-të, Tannane nga gjuajtja harkoi në 16-sh, ndërsa Broja nga rreth 4-5 metra me goditje të fortë thellon fitoren në 2:0.
Broja ka luajtur deri në minutën e 86-të, dha maksimumin dhe i gëzohet kësaj fitore, ku Vitesse mban vendin e dytë me 25 pikë, ka dy me pak se lideri Ajax-i. Vitesse ka 8 fitore, 1 barazim 1 humbje./botasot/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...