Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Varshavës, aty ku nesër përballet me Poloninë për ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kuqezinjtë janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, dhe synojnë rezultatin historik, shkruan Arbresh.info.
Të gjithë lojtarët e ftuar nga Sylvinho janë të gatshëm për këtë sfidë.
Vlen të theksohet se në këtë grumbullim mungojnë dyshja e sulmit Rey Manaj dhe Mirlind Daku të cilët janë lënduar dhe kanë humbur këtë sfidë.
Manaj ishte vendimtar në kualifikimet e Kupës së Botës, ku realizoi tre prej shtatë golave të Shqipërisë, dhe padyshim mungesa e tij do të jetë e madhe.
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë luhet në stadiumin “PGE Narodowy” me fillim nga ora 20:45.
Fituesi i këtij çifti takohet në finale të play-offit me kombëtaren e cila fiton në përballjen tjetër mes Ukrainës dhe Suedisë./Arbresh.info
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...
Azemi (LDK): Njehsorët elektrikë masin kohën gabim – qytetar...
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Evropë