Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj më 14 nëntor ndaj Norvegjisë në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshje kjo miqësore.
Tashmë është zyrtare, Shqipëria do të përballet me Norvegjinë në sfidën e parë miqësore pas përfundimit të eliminatoreve të “Rusi 2018”, ku Shqipëria u rendit e treta në grup.
Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me homologen norvegjeze që kjo ndeshje të luhet më 14 nëntor, në “Elbasan Arena”, pikërisht ditën kur do të mësohen edhe 2 përfaqësueset e fundit evropiane që do të marrin pjesë në finalet e Botërorit, njofton Supersport.
Edhe për trajnerin Christian Panucci do të jetë testi i parë miqësor, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e evropianit të ardhshëm dhe Ligës së Kombeve.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...