Shqipëria nuk ka marrë pikë të plota përballë Islandës (1-1) në ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën B të Ligës së Kombeve që u zhvillua në Arenën Kombëtare.
Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 11-të të takimit, kur pas konsultimit të VAR-it, Aron Gunnarsson u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje në afërsi të zonës.
Me epërsinë numerike në fushë, kuqezinjtë e kërkuan golin dhe arritën të shënonin në minutën e 35-të të takimit.
Një harkim nga Myrto Uzuni e shfrytëzoi për mrekulli Ermir Lenjani duke mos i dhënë shans portierit Alex Runarsson gjatë goditjes së tij me kokë.
Kur pritej që Shqipëria ta fitonte ndeshjen, Islanda e barazoi rezultatin në minutat shtesë me anë të Mikael Anderson (90’+7).
Kuqezinjtë kanë mbetur në vendin e tretë në grup me vetëm dy pikë të arkëtuara, derisa Islanda ka përfunduar në vend të dytë. /Telegrafi/
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...