Kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë e madhe saqë tani kanë filluar të shiten në tregun e zi.
Por, ata që do të pajisen me kësi lloje të biletave, nuk do ta kenë të lehtë të hyjnë në Elbasan Arena pasi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se do të merren masa të rrepta.
Përmes një komunikatë zyrtare, FSHF’ja, ka bërë të ditur se janë takuar me një grup ekspertësh të Policisë së Shtetit dhe kanë diskutuar për detajet e sigurisë në stadium, shoqërimin e skuadrave deri në destinacion, por edhe për pikat e kontrollit.
“Policia e Shtetit është informuar nga FSHF’ja për planin e lëvizjes së skuadrave, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të UEFA-s”.
“Policia e Shtetit bënë të ditur se ka pasur tentativa të disa individëve, për të ndërruar emrat në bileta. FSHF, i ka vënë në dispozicion Policisë së Shtetit databazën me të gjithë emrat e personave që janë pajisur me biletë”, shkruhet në komunikatë.
Kjo do të thotë se në stadiumin Elbasan Arena do të mund të hynë vetëm personat që janë në listën e FSHF’së e që tashmë i është dorëzuar policisë. FSHF’ja dhe Policia e shtetit kanë bërë të ditur se të hënën do të kenë një tjetër takim.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...