Shqipëria më 11 qershor e pret Moldavinë në stadiumin “Elbasan Arena” në kuadër të evropianit të vitit 2020.
Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të kësaj sfide ka nxjerrë në shitje nga dita e sotme biletat.
Sipas tabelës së publikuar nga FSHF, tribuna G2 dhe C2 kushtojnë 500 lekë. Tribuna G1, G3, C1 dhe C3, kushtojnë 1 000 lekë.
Tribuna F, D kushtojnë 1.500 lekë. Tribuna karshi E, 2.000 dhe Tribunat B1 dhe B5, 4.000 Tribunat më të kushtueshme janë, A1, A4, B2, B4 5 000.
Tribuna B3, A2, A3, 6.000 dhe tribunat Vip 2: 10.000 lekë dhe tribuna VIP” 12.000 ‘Kuqezinjtë’ në fillim të qershorit do të zhvillojnë dy sfida.
Fillimisht ndaj Islandës në udhëtim më 8 qershor dhe ndeshja e 11 qershorit në “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë.
Shqipëria në dy ndeshjet e para ka një humbje, atë ndaj Turqisë në Shkodër dhe një fitore ndaj Andorrës në udhëtim. /Atsh/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...