Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund, nuk mundi ta përfundonte ndeshjen kundër Hoffenheimit dhe u desh të zëvendësohej në minutën e 62-të, për shkak të një dëmtimi.
Në pjesën e parë, Haaland tashmë ishte trajtuar nga mjekët dhe preferoi të vazhdonte lojën.
Ndeshja kishte nisur mirë për të, pasi arriti të hapte rezultatin në minutën e 6-të duke kthyer në gol të asistuar nga Malen, por para se të arrinte pushimi, norvegjezi vuri re dhimbje muskulore dhe u shtri në fushë.
Edhe pse gjithçka tregonte se sulmuesi nuk mund të vazhdonte, ai madje u trajtua nga mjekët e Dortmundit, pak pasi u kthye në fushë dhe vazhdoi të luante ndeshjen.
Në minutën e 62-të, norvegjezi shikoi bankinën dhe kërkoi zëvendësim.
Sipas mediave duket se ka një tendosje muskulore që nuk e la të vazhdonte në fushë.
Edhe pse ai doli në këmbët e tij dhe pa pasur nevojë për mbështetje nga asnjë anëtar i stafit të Borussias, shkalla e dëmtimit mbetet për t’u parë./Arbresh.info
Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë në vend
Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrific...
Sërish ngrihet çmimi i naftës në Kosovë, sot dy centë më sht...
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” n...
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...