Sulmuesi spanjoll gjatë verës është transferuar nga Real Madridi te Paris Saint-Germain.
Jese Rodrigue ka lënë Realin, për shkak se nuk gjente hapësira të mjaftueshme në skuadrën e Zinedine Zidane.
Me kalimin e tij te PSG, Jese ka pritur që të luajë si titullar, mirëpo trajneri Unai Emery e ka lënë rezervist të Edinson Cavanit dhe kjo situatë nuk po i pëlqen spanjollit, transmeton KosovaPress.
“Cavani është një lojtar i madh, por unë nuk dua që të jem zëvendësues i askujt”, ka thënë Jese.
“Të gjithë duhet që të luftojmë për një vend në ekip. Duhet ta dini se unë kam ardhur këtu me një dëshirë të madhe për të luajtur, e jo për të qëndruar në bankën e rezervistëve”, ka deklaruar Jese.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...